Insajderi
Show

Labi tha se ia dha fitoren Stresit në BBVK, reagon reperi

Insajderi
09 December 2025 - 23:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Labi tha se ia dha fitoren Stresit në BBVK, reagon reperi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë hapur kapituj të vjetër dhe mjaft të ndjeshëm.

Gjatë një diskutimi të fundit me Fjollën, Labinot Rexha bëri një deklaratë të fortë, duke pretenduar se ishte pikërisht ai, së bashku me rrethin e tij shoqëror, faktori kyç që i siguroi fitoren Stresit në edicionin e parë.

Por, fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj – Stresi, nuk e ka lënë me kaq. Edhe pse ndodhet në jug të Shqipërisë, i izoluar duke punuar intensivisht për albumin e tij të ri, ai gjeti kohë për të folur për emisionin Prive me Liberta Spahiun.

“Përveç projekteve, Stresi nuk mundi të qëndronte indiferent ndaj deklaratës së Labit se ‘ia siguroi fitoren’.

Ai dha këtë përgjigje epike për ish-banorin.”

“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë asnjëherë, por të vetmin njeri që paskam harruar ta falenderojë ka qenë Labinoti”, tha ai duke qeshur.

Por, Stresi nuk u ndal me kaq, ai pati edhe diçka për të thënë:

“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë, nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, jo ta hajnë me shnet. Nuk është aspak e vërtetë, vërtetë e kam mik, por ka një kohë që se kam parë, por se çfarë nxjerr prej goje e din vet ai, nuk mund t’ja ndali gojën askujt”, ka thënë Stresi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark