Insajderi
Botë

BE apo bota serbe? Vulin: Serbët të vendosin me referendum

Insajderi
10 December 2025 - 08:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE apo bota serbe? Vulin: Serbët të vendosin me referendum
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka ardhur koha për një referendum ku qytetarët serbë të vendosin nëse janë për bashkimin me BE apo për botën serbe. Ish-zëvendëskryeministri serb dhe njeriu më i afërt i Beogradit me Moskën, Aleksandër Vulin, bën hapur thirrjen për një zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes në Serbi. 

“Askush nuk i ka pyetur kurrë qytetarët e Serbisë nëse e shohin të ardhmen e tyre në rrugën e pasigurt dhe gjithnjë e më të gjatë drejt BE-së, apo në një politikë të pavarur që domosdoshmërisht çon në integrime të ndryshme dhe, mbi të gjitha, në bashkim. Askush nuk na pyeti”, tha Vulin.

Sipas tij, është e natyrshme dhe e drejtë që të gjitha kombet të vënë interesat e tyre në plan të parë.

“Burri i shtetit Sllobodan Millosheviç u kritikua pa shumë argumente për moskuptimin e faktit që bota kishte ndryshuar, por brezi im i politikanëve serbë do të kishte shumë argumente para gjykatës së historisë nëse nuk e kuptojmë se sa shumë do të ndryshojë bota pas strategjisë së ndryshuar të SHBA-së ndaj Kinës, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve kombëtare”, thekson Vulin. (A2 Televizion)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark