Insajderi
Lajme

Rozeta Hajdari s’shkon në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Insajderi
10 December 2025 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rozeta Hajdari s’shkon në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore nuk ka arritur të mbahet, për shkak të mungesës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit. Në sallë s’ka qenë as avokati i Irfan Lipovicës.

Gjykata i ka dërguar ftesë ministres në detyrë përmes postës, por e njëjta deri sot s’ka dhënë përgjigje nëse ka pranuar ftesën apo jo, raporton Gazeta Insajderi.

Në sallë dikur vonë erdhi Ridvan Muharremi bashkë me avokatin e tij, i cili bëri të ditur se ka ngatërruar sallën ku po mbahet seanca gjyqësore.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 janar, nga ora 09:30.

Mbrojtja e Ridvan Muharremit parashtroi kërkesë që të deklasifikohen dokumentet sepse si të tilla s’mund të përdoren për gjykim, pasi është “vepër penale”.

Rasti i rezervave shtetërore ishte klasifikuar si sekret shtetëror me nënshkrimin e Albin Kurtit. Për këtë arsye, Rozeta Hajdari kishte refuzuar edhe të dëshmojë pranë Prokurorisë Speciale. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark