Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore nuk ka arritur të mbahet, për shkak të mungesës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit. Në sallë s’ka qenë as avokati i Irfan Lipovicës.
Pas kësaj ministrja, Rozeta Hajdari ka dal me reagim në “Facebook”, ku thotë se nuk ka pranuar ftesë.
Por, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se ftesa iu dërgua asaj më 19 nëntor, përmes postës.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 19.11.2025 përmes postës ka dorëzuar ftesën për të pandehuren R.H. për paraqitje në seancën fillestare të datës 10.12.2025, mirëpo Gjykata deri më tani nuk ka pranuar fletëkthesën për të vërtetuar nëse e njëjta ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo.”, deklaroi ajo.