Insajderi
Zgjedhjet 2026

Biznesmeni Hekuran Hoxha i bashkohet garës së AAK-së për deputet

Insajderi
10 December 2025 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Biznesmeni Hekuran Hoxha i bashkohet garës së AAK-së për deputet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

AAK prezanton emra të spikatur për zgjedhjet e 28 dhjetorit – ndër ta edhe biznesmeni gjakovar Hekuran Hoxha, i cili një kohë të gjatë ka qenë pjesë aktive e strukturave të Aleancës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ku ndër emrat më të dalluar është edhe Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjakova, i cili prej vitesh është pjesë aktive e strukturave të AAK-së.

I njohur për angazhimin e tij në komunitet, përkrahjen ndaj sportit dhe kontributin në zhvillimin ekonomik lokal, Hoxha synon të sjellë në Kuvend një qasje të re për ekonominë, rininë dhe turizmin.

Hoxha, një prej sipërmarrësve më të njohur në rajonin e Dukagjinit, vjen në këtë garë me një karrierë të konsoliduar në sektorin privat dhe me një përfshirje të vazhdueshme në iniciativa në shërbim të shoqërisë. Ai vlerësohet si një prej profileve më dinamike që Aleanca prezanton në këtë proces zgjedhor.

I rritur në një familje me traditë shërbimi ndaj vendit, Hoxha ndër vite ka ndërtuar biznese të qëndrueshme, ka hapur vende të reja pune dhe ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë vendore. Përkrahja e tij e vazhdueshme për sportin, veçanërisht për futbollin, e ka bërë atë një figurë të afërt me të rinjtë dhe me strukturat sportive të rajonit.

Ajo që e veçon Hoxhën nga kandidatët tjerë, është platforma e tij politike, e ndërtuar mbi tre shtylla kryesore:
• Zhvillimi ekonomik, me fokus te bizneset e vogla, gratë sipërmarrëse dhe ekonomia lokale;
• Sporti dhe rinia, si mekanizma që krijojnë gjenerata aktive dhe të shëndetshme;
• Turizmi malor dhe natyror, i cili, sipas tij, mund të shndërrohet në burim të qëndrueshëm zhvillimi.

Me qasje të hapur, komunikim të sinqertë dhe energji të re politike, Hekuran Hoxha shihet si një kandidat që synon të ofrojë përfaqësim më të afërt me qytetarët dhe politika konkrete për zhvillimin e komunave dhe rajoneve të Kosovës.

Ai hyn në këtë garë me bindjen se politika duhet t’i shërbejë popullit dhe se Kosova ka potencial për një të ardhme më të zhvilluar, më dinjitoze dhe më të drejtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark