Insajderi
Lajme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

Insajderi
11 December 2025 - 18:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zv.ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka folur për reagimet e ambasadave të huaja rreth mos certifikimit të listës për deputet të Listës Serbe,.

Gashi ka thënë se i respektojnë qëndrimet e ambasadave të huaja në Kosovë, megjithatë ka shtuar se secili shtet i merr vendimet e veta.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim të pandryshuar sa i përket Listës Serbe dhe se kanë argumente që lista me emrat për deputet nga Lista Serbe nuk i kontribuon pluralizmit politik në vend.

“Unë s’mund të jap cilësime ndaj ambasadave respektive. Ne i respektojmë qëndrimet dhe vendimet e tyre. Secili shtet merr vendimet e veta. Ne si VV kemi një qëndrim sepse kemi një listë argumentesh pse kjo listë s’është në interes të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Gashi në FRONTAL.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark