Insajderi
Lajme

Ramadani: Do të ketë strehimore në çdo komunë për raste krizash

Insajderi
12 December 2025 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani: Do të ketë strehimore në çdo komunë për raste krizash
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Burim Ramadani ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë së vendit duhet të ndërmarrin hapa urgjentë për të krijuar një sistem funksional të strehimoreve në mbarë Kosovën, me qëllim të reagimit të shpejtë në raste krizash apo rrezikimesh të sigurisë kombëtare.

Sipas tij, nëse AAK vie në pushtet në bashkëpunim mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunave dhe institucioneve tjera relevante, do të hartohet një plan i posaçëm për menaxhimin e situatave emergjente.

Ky është postimi i tij i plotë:

Strehimore në çdo komunë për raste krizash

Do të veprojmë me urgjencë për t’i dalë në krah popullit në raste krizash. Në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunave dhe institucioneve tjera do të hartojmë plan specifik.

Strehimore në çdo komunë të Kosovës.

Kështu do të identifikohen edhe të gjitha bodrumet, por edhe hapësirat tjera publike e private, për shndërrim të tyre në strehimore, që do të shërbenin në situata kritike të sigurisë kombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark