Insajderi
Lajme

BE-ja bllokon edhe disa asete ruse

Insajderi
12 December 2025 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE-ja bllokon edhe disa asete ruse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Evropian ka njoftuar bllokimin e disa aseteve ruse.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se ky bllokim do të jetë për një kohë të pacaktuar.

“Kjo siguron që deri në 210 miliardë euro fonde ruse të qëndrojnë në tokën e BE-së, përveç nëse Rusia i paguan plotësisht dëmshpërblimet Ukrainës për dëmet që ka shkaktuar.

Ne vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë derisa ajo t’i marrë seriozisht negociatat” deklaroi Kallas.

Nga ana tjetër, Këshilli Evropian, në një takim javën e ardhshme, do të mblidhet për të siguruar nevojat financiare të Ukrainës për vitet e ardhshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark