Insajderi
Botë

Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar për armëpushim

Insajderi
12 December 2025 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar për armëpushim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar për armëpushim duke nisur nga sot, pas një telefonate me liderët e të dyja vendeve.

“Të dyja vendet janë gati për PAQE dhe tregti të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Trumpi në platformën “Truth Social” të premten.

Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias rinisën më 8 dhjetor, duke lënë të vdekur rreth 10 persona.

Ato e kontestojnë sovranitetin përgjatë kufirit të tyre tokësor prej 800 km tash e më shumë se një shekull.

Trumpi edhe në korrik e kishte ndalur luftën mes këtyre dy shteteve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark