Insajderi
Lajme

KQZ nis nesër dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë në diasporë

Insajderi
13 December 2025 - 21:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ nis nesër dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë në diasporë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë ditën e nesërme dërgimin e e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovë.

Kështu është konfirmuar, nga Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

‘’Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës’’, ka thënë Elezi.

Sa i përket numrit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ ditë më parë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë persona që janë regjistruar të votojnë me postë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark