Insajderi
Lajme

Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi

Insajderi
14 December 2025 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Numri i personave të konfirmuar të vrarë në të shtënat në plazhin Bondi në Sidnei është rritur në 16, sipas policisë.

Midis të vdekurve është edhe një fëmijë, thotë ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park.

Nuk është ende e qartë nëse njëri nga personat e armatosur që më parë ishte konfirmuar i vdekur është midis 16 personave.

Numri i personave të plagosur dhe në spital është rritur gjithashtu, nga 29 në 40.

Kryeministri Anthony Albanese dhe shefat e policisë po mbajnë një konferencë për shtyp.

Chriss Minns nga Uellsi i Ri Jugor, Chris Minns, e filloi konferencën duke bërë thirrje për një “mospranim të fortë dhe të qartë të antisemitizmit në të gjitha format e tij”.

“Nuk ka tolerancë për racizmin ose urrejtjen hebraike në Uellsin e Ri Jugor ose Australi, dhe ne duhet të jemi të qartë dhe të padiskutueshëm se do ta luftojmë atë kudo që e shohim”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark