Insajderi
Lajme

Detaje nga Policia: Viktima në Pejë u plagos aksidentalisht nga arma e të dyshuarit

Insajderi
15 December 2025 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaje nga Policia: Viktima në Pejë u plagos aksidentalisht nga arma e të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Bill Klinton”, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një tjetër mashkull kosovar gjatë manovrimit me armë zjarri.

Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi. Ndërkohë, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një revole me 13 fishekë si dhe një gëzhojë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark