Tri raste të dhunës dhe kërcënimeve në familje janë përfshirë në raportin e fundit 24-orësh të policisë. Në këto raste, dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
Malishevë, 13.12.2025, ora 21:00: Viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë, 13.12.2025, ora 18:00: Viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. E dyshuara ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Gjakovë, 14.12.2025, ora 18:30: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kërcënuar dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovare. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.