Insajderi
Lajme

“Jo kundër mjedisit, por për zhvillim”, Mulaj kërkon shfrytëzim modern të linjitit

Insajderi
15 December 2025 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jo kundër mjedisit, por për zhvillim”, Mulaj kërkon shfrytëzim modern të linjitit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Besim Mulaj, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me mënyrën se si Kosova po e trajton një nga pasuritë e saj më të mëdha natyrore – linjitin. Sipas Mulajt, Kosova renditet ndër vendet më të pasura në botë për nga rezervat e qymyrit, por kjo pasuri, sipas tij, po mbetet e pashfrytëzuar në mënyrë të mençur dhe strategjike.

Ai thekson se aktualisht linjiti përdoret pothuajse ekskluzivisht për termoelektranat e Obiliqit, duke u shndërruar më shumë në problem mjedisor sesa në mundësi zhvillimore. Mulaj ngre pyetjen pse, që nga paslufta, politika nuk ka pasur një qasje serioze për përdorimin modern dhe të zgjuar të këtij resursi, në harmoni me standardet mjedisore.

Në postimin e tij, Mulaj kritikon edhe faktin se Kosova, pavarësisht rezervave të mëdha të qymyrit, sot importon qymyr nga vende si Kazakistani, Serbia dhe Mali i Zi, duke e cilësuar këtë situatë si paradoks dhe dështim të vizionit shtetëror.

Ai shpreh angazhimin se, nëse zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës, do të punojë pa kompromis për shfrytëzimin e linjitit në funksion të zhvillimit ekonomik, industrisë, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së eksporteve, përmes teknologjive të pastra dhe standardeve evropiane.

“Jo kundër mjedisit, por në harmoni me të”, thekson Mulaj, duke shtuar se Kosova ka potencial dhe pasuri të mjaftueshme, por i mungon guximi politik për ta shndërruar atë në mirëqenie për qytetarët. Ai gjithashtu paralajmëron se nuk do të tërhiqet përballë lobimeve që, sipas tij, synojnë ta mbajnë Kosovën të varur dhe të pazhvilluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark