Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde

Insajderi
15 December 2025 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me datën 15 dhjetor 2025, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë në Ferizaj, ka ndërmarrë veprime hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestim e një personi të dyshuar në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale Fajde.

I dyshuari i lartcekur dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark