Insajderi
Sport

Finalistët e “Topit të Artë”- Balaj, Zabergja, Bregu dhe Dajsinani, në garë për trofeun

Insajderi
15 December 2025 - 19:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Finalistët e “Topit të Artë”- Balaj, Zabergja, Bregu dhe Dajsinani, në garë për trofeun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit do të nderojë me trofe protagonistët e futbollit shqiptar përgjatë këtij viti.

Do të shpërndahen në total 9 trofe duke nisur nga talentet (djem e vajza), te golashënuesit më të mirë (djem e vajza), trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit si edhe fituesit e kategorisë “Topi i Artë (djem e vajza).

Sakaq, dy trofe do t’i akordohen futbollistëve të Kombëtares shqiptare: “Zemra Kuqezi” dhe “Lojtari i vitit i Kombëtares”.

Për fituesin e çmimit “Zemra Kuqezi” kanë votuar tifozët e klubit të Kombëtares, përmes një votimi online të fshehtë. Ndërsa për fituesin e çmimit “Lojtari i vitit i Kombëtares”, kanë votuar vetë futbollistët e ekipit tonë kombëtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark