Insajderi
Lajme

Pal Lekaj merr pjesë në aktivitetin festiv të Krishtlindjeve në Novosellë

Insajderi
15 December 2025 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pal Lekaj merr pjesë në aktivitetin festiv të Krishtlindjeve në Novosellë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar me rastin e festës së Krishtlindjeve, i cili u mbajt në ambientet e Kishës së Novosellës.

Aktiviteti u organizua nga rinia e Novosellës dhe u karakterizua nga një atmosferë festive dhe bashkuese. Me këtë rast, Lekaj theksoi rëndësinë e festave të fundvitit si momente reflektimi, solidariteti dhe respekti ndërmjet qytetarëve.

Sipas tij, Krishtlindjet përçojnë mesazhe shprese dhe përgjegjësie për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për familjen dhe shoqërinë në përgjithësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark