Insajderi
Lajme

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot të dhimbjes, deklarata e Alban Krasniqit ishte e gabuar

Insajderi
15 December 2025 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot të dhimbjes, deklarata e Alban Krasniqit ishte e gabuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, komentuar deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi rreth lotëve të nënës së Ramush Haradinaj.

Konjufca deklaroi se ka qenë deklaratë e gabueshme.

Ai ka thënë se askush nuk mundet t’i gjykojë lotët e nënës Rukë.

“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e Nënës të Haradinajve, nënes Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemt për lirnë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka thënë Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark