Insajderi
Lajme

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohet se dëmtuan varrezat

Insajderi
16 December 2025 - 08:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohet se dëmtuan varrezat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë janë arrestuar gjashtë persona në Obiliq, pasi të njëjtit dyshohen për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave.

Policia ka njoftuar se pesë nga të arrestuarit janë të mitur dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit”.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur)  për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark