Insajderi
Lajme

Aksident me fatalitet në Mazgit, humb jetën shoferi i kamionit

Insajderi
16 December 2025 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident me fatalitet në Mazgit, humb jetën shoferi i kamionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Mazgit–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ishte duke drejtuar një kamion transportues betoni, kur për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti i aksidentuar.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark