Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës paralajmëron për e-maila të rremë që keqpërdorin emrin e institucionit

Insajderi
16 December 2025 - 11:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës paralajmëron për e-maila të rremë që keqpërdorin emrin e institucionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për qarkullimin dhe shpërndarjen e disa e-mailave me përmbajtje të rreme, të cilat po paraqiten në mënyrë të pavërtetë si dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar, këto e-maile janë të emërtuara si “Thirrje Gjyqësore” dhe përmbajnë numra referues dosjesh, duke u paraqitur kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Po ashtu, në këto komunikime të rreme përmenden institucione si Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL).

Policia e Kosovës thekson se këto dokumente nuk janë zyrtare, nuk janë lëshuar nga Policia e Kosovës dhe as nga ndonjë zyrtar i saj, por bëhet fjalë për e-maile dhe dokumente të falsifikuara, të përdorura për qëllime mashtruese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark