Insajderi
Showbiz

Modelja Vildane Zeneli tregon se po humb shikimin: Shpresoj të jetë e …

Insajderi
16 December 2025 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Modelja Vildane Zeneli tregon se po humb shikimin: Shpresoj të jetë e …
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, ka shkaktuar shqetësim dhe habi mes ndjekësve të saj pas një postimi të fundit në “Instagram Story”. Zeneli ka ndarë një selfie ku shfaqet e mbuluar me një batanije, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është mbishkrimi shoqërues, ku modelja tregon se po përballet me probleme serioze shëndetësore.

Në postimin e saj, Vildane shkruan se sytë e saj kanë qenë të skuqur për disa ditë, duke e krahasuar veten me humor me një krijesë mitike: “Sytë e kuq prej ditësh kam filluar të dukem si vampire!”

Megjithatë, ajo e ka lënë shakanë mënjanë dhe ka ndarë një detaj tronditës mbi gjendjen e saj, duke treguar se problemi shkon përtej thjesht skuqjes së syve. “Pa shaka, humbja e shikimit shpresoj të jetë e përkohshme”, shkruan Zeneli, duke shokuar kështu miqtë dhe fansat e saj.

Deri më tani, Vildane Zeneli nuk ka dhënë detaje të tjera mbi problemin shëndetësor që po përjeton, por urojmë që kjo gjendje të jetë vërtet vetëm një shqetësim i përkohshëm. /Prive By Liberta Spahiu


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark