Insajderi
Botë

Trump zgjeron listën e ndalimit të hyrjes në SHBA, përfshihen edhe pesë shtete të tjera

Insajderi
16 December 2025 - 22:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump zgjeron listën e ndalimit të hyrjes në SHBA, përfshihen edhe pesë shtete të tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur të martën se presidenti Donald Trump ka nënshkruar një vendim për të kufizuar edhe më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara.

Në njoftimin e saj, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se SHBA-ja ka vendosur kufizime të plota dhe hyrje të kufizuar për shtetasit nga pesë vende: Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria.

Këto vende janë shtuar në listën fillestare prej 12 shtetesh, e publikuar në muajin qershor, shtetasve të të cilave tashmë u ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark