Insajderi
Insporti

Dumfries i nënshtrohet një operacioni, e ardhmja në dyshim

Insajderi
17 December 2025 - 08:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dumfries i nënshtrohet një operacioni, e ardhmja në dyshim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ditë kyçe për të ardhmen e Denzel Dumfries dhe Interit.

Klubi njoftoi pasditen e djeshme se anësori holandez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë, të cilën e pësoi në ndeshjen kundër Lazios më 9 nëntor.

Ky vendim ekstrem do ta lërë jashtë fushave ish-lojtarin e PSV-së për një kohë të gjatë: ai pritet të jetë jashtë fushave për dy deri në tre muaj.

Deklarata zyrtare e klubit thotë: “Këtë pasdite, të martën, më 16 dhjetor, Denzel Dumfries iu nënshtrua një operacioni për të stabilizuar kyçin e këmbës së majtë në Klinikën Fortius në Londër. Anësori holandez do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi në javët e ardhshme.”

“Operacioni shkoi mirë, më e keqja KA MBARUAR”

Pas operacionit, Denzel Dumfries ndau komentet e tij të para në rrjetet sociale.

“Operacioni shkoi mirë. Ka qenë një muaj i vështirë, plot emocione, por jam i lumtur që më e keqja ka kaluar”, shkroi anësori i Zikaltërve në Instagram, përcjell tch.

“Tani jam plotësisht i përqendruar në rikuperimin tim dhe do të bëj çmos që të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark