Insajderi
Lajme

Mulaj: Mbështetja e prodhimit vendor nuk është vetëm politikë ekonomike – është përgjegjësi ndaj shtetit

Insajderi
17 December 2025 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mulaj: Mbështetja e prodhimit vendor nuk është vetëm politikë ekonomike – është përgjegjësi ndaj shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga LDK për deputet Besim Mulaj ka vizituar fabrikën e vetme të vajit ushqimor në Gjilan, “Fluidi”, duke e cilësuar atë si një histori suksesi dhe shembull të industrisë së fortë vendore.

“Me kënaqësi të veçantë pata rastin të vizitoj fabrikën e vetme të vajit ushqimor në Gjilan – Fluidi. Një histori suksesi që të bën krenar, e ndërtuar me punë, vizion dhe standarde serioze evropiane. Nën drejtimin e z. Berat Mustafa, kjo kompani është shembull i qartë se si mund të ndërtohet industri e fortë vendore edhe në kushte jo gjithmonë të lehta. U mahnita nga organizimi, teknologjia dhe mbi të gjitha nga përkushtimi i më shumë se 160 punëtorëve, të cilët çdo ditë japin maksimumin për të prodhuar produkte të cilësisë më të lartë dhe për t’i dërguar ato në tregje të ndryshme ndërkombëtare. Fluidi nuk është vetëm fabrikë – është dëshmi se Kosova ka kapacitet prodhues, ka dije dhe ka njerëz punëtorë”, tha ai.

Mulaj tha se i ka dhënë një premtim drejtuesit të kompanisë se në Kuvendin e Kosovës do të jetë zë i fuqishëm për prodhuesit vendorë.

“Gjatë kësaj vizite, z. Mustafës i dhashë një premtim të sinqertë: se në Kuvendin e Kosovës do të jem zë i fuqishëm për çdo prodhues vendor, për çdo biznes që krijon vende pune dhe që e çon emrin e Kosovës përtej kufijve. Mbështetja e prodhimit vendor nuk është vetëm politikë ekonomike – është përgjegjësi ndaj shtetit dhe së ardhmes sonë”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark