Insajderi
Lajme

Policia konfirmon raportimin e Insajderit – një 57-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, pranë tij u gjet armë zjarri

Insajderi
17 December 2025 - 16:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon raportimin e Insajderit – një 57-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, pranë tij u gjet armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima është një mashkull 57-vjeçar.

Sipas Policisë, sot më 17.12.2025, rreth orës 11:35, është pranuar informata se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët është vërejtur një person pa shenja jete.

“Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit”, tha ai.

“Viktima është identifikuar si M.K., 57-vjeçar, nga fshati Serbicë e Ulët. Nga shikimi fillestar është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri – pistoletë. Prokurori kompetent është njoftuar dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Bytyqi.

Prokurori kompetent është njoftuar për rastin, ndërsa policia është duke mbledhur prova materiale dhe dëshmi relevante.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark