Insajderi
Insporti

Man Utd i paraqet ankesë FIFA-s pas barazimit ndaj Bournemouth

Insajderi
17 December 2025 - 18:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Man Utd i paraqet ankesë FIFA-s pas barazimit ndaj Bournemouth
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester United beson se është “ndëshkuar padrejtësisht” përpara përballjes së tyre në Ligën Premier kundër Bournemouth dhe, sipas raportimeve, e ka përshkallëzuar çështjen deri te FIFA.

United dhe Bournemouth dhuruan një ndeshje spektakolare që përfundoi 4-4 në ‘Old Trafford’ të hënën në mbrëmje, ku dobësitë defanzive të të dyja skuadrave u vunë në pah gjatë gjithë takimit.

Ruben Amorim ishte pa tre mbrojtës për këtë ndeshje, përfshirë Harry Maguire dhe Matthijs De Ligt, ndërsa Noussair Mazraoui mungoi pasi kërkesa e klubit për ta pasur në dispozicion u refuzua.

FIFA kishte njoftuar më herët gjatë këtij muaji se afati për lirimin e lojtarëve drejt përfaqësueseve të tyre për Kupën e Kombeve të Afrikës do të shtyhej deri më 15 dhjetor, e njëjta datë kur United u përball me Bournemouth.

Pas bisedimeve konstruktive me Kamerunin dhe Bregun e Fildishtë, United arriti marrëveshje që lejuan Bryan Mbeumo dhe Amad të aktivizoheshin të hënën.

Megjithatë, vendi organizator i AFCON-it, Maroku, refuzoi të njëjtën kërkesë për Mazraouin përpara ndeshjes hapëse të turneut kundër Komoreve të dielën, pavarësisht se mbrojtësi ishte stërvitur me skuadrën e United në ditët paraprake.

Maroku kërkoi që Mazraoui t’i bashkohej përfaqësueses që në fillim të javës. Nga ana tjetër, United është i zhgënjyer nga ky zhvillim dhe e ka referuar çështjen te FIFA, duke kërkuar “mbështetje dhe udhëzim” nga organi drejtues, sipas The Independent.

Sipas BBC, klubi mendon se Maroku i dha përparësi një seance stërvitore të kombëtares ndaj një ndeshjeje të rëndësishme të kampionatit.

Për më tepër, raportohet se United është gjithashtu i pakënaqur sepse përballja me Bournemouth u zhvendos për të hënën, ndërkohë që klubet që luajtën gjatë fundjavës i kishin lojtarët afrikanë në dispozicion për përzgjedhje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark