Insajderi
Sport

Inter Miami e zyrtarizon kontratën e re me Luis Suarezin

Insajderi
17 December 2025 - 18:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inter Miami e zyrtarizon kontratën e re me Luis Suarezin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luis Suarez ka vazhduar kontratën me Inter Miamin.

Sulmuesi uruguaian do të jetë pjesë e Kampionit të Amerikës së paku edhe për një vit, deri në 2026.

Suarez u bashkua me Inter Miamin në vitin 2023, ku me golat dhe asistet e tij ishte një nga shtyyllat kryesore të ekipit.

Sezonin e fundit, Suarez kontriboi me 17 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat, ndërsa në total ka regjistruar 42 gola dhe 30 asistime në 87 ndeshje, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Ai ishte pjesë kyçe e Inter Miamit që fitoi Supporters’ Shield në vitin 2024 dhe MLS Cup në vitin 2025, duke lënë gjurmë të rëndësishme në sukseset historike të klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark