Hekuran Hoxha ka njoftuar nisjen e një etape të re politike, duke u rreshtuar zyrtarisht me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi publik, Hoxha ka theksuar se ky angazhim i ri vjen me përgjegjësi, sinqeritet dhe vullnet për punë konkrete, duke shprehur mbështetjen e tij për Aleancën dhe kryetarin e saj.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, Sot nis një rrugë të re, me përgjegjësi, sinqeritet dhe vullnet për punë konkrete.
Krah Aleancës dhe kryetarit Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës. Krah secilit prej jush që më keni përkrahur në këtë rrugëtim.
95 është numri im në listën e AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Na priftë e mbara dhe faleminderit nga zemra!