Insajderi
Lajme

Hamza: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, lajm i mirë dhe vendim i drejtë

Insajderi
18 December 2025 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, lajm i mirë dhe vendim i drejtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm të mirë dhe një vendim të drejtë për qytetarët e vendit.

Përmes një postimi, Hamza ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e qeverisë aktuale, duke vlerësuar se heqja graduale e masave është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në.

Ai ka falënderuar partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit dhe ka bërë thirrje për hapjen e një kapitulli të ri me Bashkimin Evropian, të bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.

“Së bashku me aleatët tanë, Kosova do të ecë përpara”, ka përfunduar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark