Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Sopaj, ka deklaruar se hapja e fushatës elektorale nga Prizreni historik përbën një fillim të fuqishëm të rrugëtimit drejt fitores.
Ai u shpreh se energjia e madhe dhe përkrahja e jashtëzakonshme e qytetarëve janë dëshmi e besimit të palëkundur në programin qeverisës dhe vizionin e PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.
Sopaj u shpreh se PDK është e përgatitur të sjellë shpresë të re për çdo qytetar, përmes politikave konkrete që synojnë rritjen ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do ta çojmë Kosovën përpara,” shkroi ai.