Insajderi
Lajme

Balla për kaosin në Kuvend: Sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

Insajderi
18 December 2025 - 12:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Balla për kaosin në Kuvend: Sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare nga deputetët e Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të punimeve parlamentare.

Por ai për gjithë këtë kaos, në një paraqitje mediale jashtë objektit të Kuvendit të Shqipërisë tha se sa herë që Kosova ka festë, referuar heqjes së një pjesë të masave të BE-së për Kosovën, Sali Berisha shkakton kaos.

“Duket qartë që protestat nuk kanë frymë, nuk kanë pjesëmarrje duhet t’ia vëmë zjarrin parlamentit   që të na vinë njerëzit në protestë. Shqiptarët e dinë fare mirë kush udhëheq dhe jep urdhrat për të gjitha këto imazhe që i bëjnë ëmë Shqipërisë. Sulmuan avokatin e ri të popullit. U munduan ta pengojnë që të bëjnë betimin edhe pse vet e kanë propozuar. Megjithatë, populli shqiptar ka një shprehje të bukur ‘qentë le të lehin karvani le të ecën përpara’. Karvani i Shqipërisë evropiane ecën përpara. Dua t përgëzoj vendimin e BE-së për të hequr një pjesë të masave të sanksioneve ndaj Kosovës dhe ky është lajmi më i mirë i gjithë shqiptarëve. Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri dhe dëm në Shqipëri. Dhe dëmi i mazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, tha Balla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark