Insajderi
Zgjedhjet 2026

Brahimaj: Unë jam njëri nga ata që jap gjithçka për të garantuar që FSK-ja të ketë pajisje dhe dinjitet

Insajderi
18 December 2025 - 12:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brahimaj: Unë jam njëri nga ata që jap gjithçka për të garantuar që FSK-ja të ketë pajisje dhe dinjitet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lahi Brahimaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën nuk ka filluar sot dhe nuk do të përfundojë sot.

Brahimaj ka thënë se si deputet ka qenë gjithmonë në krah të atyre që mbrojnë vendin, duke përfshirë pasuesen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se mbështetja ndaj këtyre institucioneve është e vazhdueshme dhe se ka punuar për t’u siguruar që të kenë pajisje dhe kushte të denja.

“Unë jam njëri nga ata që jap gjithçka për të garantuar që FSK-ja të ketë pajisje dhe dinjitet. Policia e Kosovës meriton përkrahje dhe kushte të mira; për këtë kam ngritur zërin dhe do ta bëj gjithmonë”, ka deklaruar Brahimaj.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së bujqve, duke theksuar se zhvillimi i bujqësisë është themeli i ekonomisë së Kosovës. “Kur përparon bujku, përparon Kosova”, ka thënë Brahimaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark