Insajderi
Show

‘Ti ke fëmijë me serbe’, Labinoti akuzon keq Labin

Insajderi
18 December 2025 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Ti ke fëmijë me serbe’, Labinoti akuzon keq Labin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga një debat i fortë, ku protagonistë të kësaj përplasjeje ishin Sasa, Labi dhe Labinoti. Ajo që nisi si një diskutim mbi identitetin dhe ndjenjat kombëtare, ka degjeneruar në akuza personale dhe të papritura.

Gjatë debatit, Labi ka vënë në pikëpyetje ndjenjat kombëtare të Sasës, duke e pyetur atë nëse ndihet vërtet shqiptare. Kjo pyetje ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Labinotit, i cili ka ndërhyrë ashpër duke i kujtuar Labit të kaluarën e tij jashtë shtëpisë. Labinoti e ka thumbuar drejtpërdrejt Labin, duke i thënë se ai nuk ka moral të bëjë pyetje të tilla kur vetë ka krijuar familje me një serbe.

Me tone të larta, Labinoti i është drejtuar Labit me fjalët: “Si po e pyet Sasen a ndihesh shqiptare, kur ti je më keq? Ti ke fëmijë me serbe jashtë!”.

Nga ana tjetër, Labi i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, duke i quajtur shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij. Megjithatë, Labinoti nuk është tërhequr, duke deklaruar me bindje se këto janë të vërteta që ai i di me siguri dhe se “faktet nuk mund t’i mohosh”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark