Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kush fshihet pas numrit 89 të LDK-së? Zymer Lulaj me histori shtetformuese

Insajderi
18 December 2025 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kush fshihet pas numrit 89 të LDK-së? Zymer Lulaj me histori shtetformuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zymer Lulaj, një nga figurat e rëndësishme të proceseve historike të shtetformimit të Kosovës, është pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me numrin 89.

Lulaj ka qenë delegat në Kuvendin e Kosovës në vitet 1989-1991 dhe një nga protagonistët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, akt kyç në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, ai ishte pjesëmarrës në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, dokumenti i parë kushtetues i Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, Zymer Lulaj ishte pjesë e organizimit të Referendumit për Kosovë të pavarur dhe sovrane, duke kontribuar drejtpërdrejt në shprehjen e vullnetit politik të qytetarëve.

Angazhimi i tij për liri nuk mbeti vetëm në planin politik. Në fund të vitit 1991, ai mori pjesë në stërvitje ushtarake në Surrël të Tiranës, së bashku me figura të njohura të rezistencës shqiptare si Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Adem Jashari dhe Ahmet Hoxha. Në vitin 1992, Lulaj kishte rolin e komandantit të njësive guerile në fazat e para të rezistencës së organizuar.

Kontributi i tij vazhdoi edhe gjatë luftës, ku në vitin 1998 u betua si ushtar para Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, dhe u rreshtua në Brigadën Operative 134, nën komandën e kolonel Tahir Zemaj.

Pas luftës, Zymer Lulaj ka vazhduar angazhimin institucional, duke shërbyer si këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme në vitet 2006-2007.

Sot, me një bagazh të gjerë politik, institucional dhe atdhetar, Zymer Lulaj kërkon besimin e qytetarëve si kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark