Insajderi
Lajme

Armend Zemaj: Kosova ka nevojë për shtet ligjor, meritokraci dhe institucione të forta

Insajderi
18 December 2025 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Armend Zemaj: Kosova ka nevojë për shtet ligjor, meritokraci dhe institucione të forta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet me numrin 17 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj tha se publikimet e bisedave nga mediat e kanë dëshmuar se konkursi për kryeshef të Ibër-Lepencit ishte vetëm një formalitet.

“Skandali nga komunikimet e publikuara ndërmjet Faruk Mujkës, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësueses së Vetëvendosjes, Dejona Mihaili, dëshmojnë qartë se konkursi për kryeshef të Ibër-Lepencit ishte vetëm një formalitet. E gjithë Kosova u bë dëshmitare se si janë emëruar militantë partiakë në pozita kyçe shtetërore dhe se si janë eliminuar profesionistë me përgatitje të lartë, integritet moral dhe vlera patriotike”, tha ai.

Zemaj shtoi se Kosova ka nevojë për shtet ligjor duke kërkuar që të votohet LDK.

“Sot, nga Rahoveci, ju themi qytetarë të Kosovës: mos lejoni që fati i fëmijëve tuaj të varet nga njerëz që nuk njohin vlera, nuk respektojnë ligjin dhe nuk duan institucione kredibile e të pavarura. Kosova ka nevojë për shtet ligjor, meritokraci dhe institucione të forta, andaj zgjidhni shpresën, zgjidhni LDK-në”, ka shkruar Zemaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark