Insajderi
Zgjedhjet 2026

Bekim Sopaj: Shtimja e bashkuar fuqishëm në mbështetje të PDK-së

Insajderi
19 December 2025 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bekim Sopaj: Shtimja e bashkuar fuqishëm në mbështetje të PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Sopaj, ka falënderuar qytetarët e Shtimes për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka vlerësuar qytetarët shtimjanë si të fortë dhe të bashkuar, duke theksuar se kjo përkrahje është një shtysë e rëndësishme drejt fitores.

Sopaj u shpreh mirënjohës për besimin dhe përkushtimin e treguar nga qytetarët, duke nënvizuar se bashkëpunimi dhe uniteti janë çelësi i suksesit në këtë rrugëtim politik.

“Bashkë, me besim dhe përkushtim, përpara drejt fitores”, ka deklaruar Sopaj, duke riafirmuar mbështetjen për PDK-në, Bedri Hamzën dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark