Insajderi
Zgjedhjet 2026

Besim Hasani shpalos prioritetet: Mbështetje për luftëtarët, arsimin, sportin dhe median e lirë

Insajderi
19 December 2025 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besim Hasani shpalos prioritetet: Mbështetje për luftëtarët, arsimin, sportin dhe median e lirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Hasani, ka prezantuar angazhimin dhe prioritetet e tij politike, duke theksuar mbështetjen për programin e PDK-së dhe kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza.

“Angazhohem fuqishëm për realizimin e qëllimeve dhe vizionit të programit të PDK-së, në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka theksuar se do të jetë i përkushtuar në mbështetjen e kategorive të dala nga lufta.

“Mbështetje për kategoritë e dala nga lufta – si deputet, do të jem zëri i fuqishëm dhe do të luftoj për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies për ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Hasani ka veçuar edhe zhvillimin e sportit dhe arsimit si prioritete.

“Përkushtimi për përmirësimin e arsimit dhe mbështetje për punonjësit e arsimit – politika ime do të fokusohet në rritjen e cilësisë në arsim, mbështetje për mësimdhënësit dhe përkujdesje speciale për ish-punonjësit e arsimit që, edhe në kushte të vështira, vazhduan të kontribuojnë për edukimin e fëmijëve tanë”, shkroi ai.

Ai ka potencuar rëndësinë e lirisë së medias dhe fjalës së lirë, duke nënvizuar se “mediat e lira dhe fjala e lirë janë bazamenti i një shoqërie të lirë dhe demokratike”, duke shtuar se ky parim “ka qenë, është dhe do të mbetet angazhimi im për bashkëpunim të plotë me to”.

“Fjala e lirë, gazetaria dhe mediat e lira janë bazamenti i një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ky ka qenë, është dhe do të mbetet parimi im, si dhe angazhimi im për bashkëpunim të plotë me to”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark