Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Sopaj, ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se beson fuqishëm që punët e mira ndërtohen bashkë me qytetarin dhe se mirëqenia e qytetarit duhet të jetë në qendër të çdo vendimi politik.
Sopaj ka potencuar rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz të të gjitha shtresave shoqërore.
“Me nder dhe respekt ju njoftoj se jam kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Besoj fuqishëm se punët e mira bëhen bashkë me qytetarin dhe se në qendër të çdo vendimi duhet të jetë mirëqenia e qytetarit: studenti, punëtori, bujku, polici, ushtari, mjeku, infermieri, pensionisti, ndërmarrësi dhe të gjitha shtresat shoqërore të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai ka deklaruar se i është futur kësaj gare me përkushtim dhe përgjegjësi, me synimin për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
“Me përkushtim dhe përgjegjësi i kam hyrë kësaj gare, për të qenë zëri juaj dhe për të përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet në Kuvendin e Kosovës. Le të bashkohemi rreth vizionit dhe lidershipit të Bedri Hamzës, për
Sopaj ka kërkuar mbështetjen dhe votën e qytetarëve, duke shtuar se ai do të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të qytetarit dhe të Kosovës.