Insajderi
Lajme

Avokatja demanton lajmin se është arrestuar në aksionin anti-korrupsion

Insajderi
19 December 2025 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokatja demanton lajmin se është arrestuar në aksionin anti-korrupsion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesëtarja e Avokaturës Shtetërore, Nexhmije Karaqi ka demantuar raportimet në media për arrestimin e saj në operacionin e gjerë anti-korrupsion të enjten.

Karaqi, në një shkrim në rrjetet sociale, tha se nuk është as e arrestuar, as e përfshirë në këtë rast.

“Bëhet fjalë për një identifikim të gabuar, të bazuar vetëm në iniciale të ngjashme”, tha ajo.

“Publikimi i emrit dhe/ose fotografive të mia përbën: informacion të pavërtetë dhe shpifës, cenim të reputacionit dhe nderit, shkelje të së drejtës së personalitetit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin civil në fuqi”, sipas Karaqit.

Karaqi kërkoi largimin e lajmeve të pavërtata dhe paralajmëroi padi civile ndaj botuesve të lajmeve.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark