Kandidati për Kryeministër nga NISMA, Fatmir Lima, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit nga Kryeqyteti, duke e përshkruar atë si më shumë se një garë politike.
Sipas Limës, kjo fushatë është një thirrje për rreshtim me idealin, atdhedashurinë, veprat dhe vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe euro-atlantike. Ai ka theksuar se lista e NISMA-s përbëhet nga patriotë, intelektualë të rinj dhe familje që brezi pas brezi kanë qëndruar në anën e duhur të historisë.
“Zëri i bashkimit po jehon fuqishëm me 122!
Së bashku, me zemra të çelikta dhe besim të palëkundur, nga Kryeqyteti e nisëm fushatën zgjedhore, e cila është më shumë se një garë politike.
Është një thirrje për rreshtim, rreshtim me idealin, me atdhedashurinë, me veprat dhe me vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe euro-atlantike.
Lista jonë është lista e patriotëve, e intelektualëve të rinj, e familjeve që brez pas brezi kanë qëndruar në anën e duhur të historisë.
Sot, ata janë ushtarët e bashkimit, forca që nuk ndalet!
Nga sot fillon çarja e rrethimit, fillon marshimi drejt fitores!
Voto 122!”