Insajderi
Botë

Trumpi nuk e përjashton luftën me Venezuelën

Insajderi
19 December 2025 - 15:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trumpi nuk e përjashton luftën me Venezuelën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e lë në tavolinë mundësinë e një lufte me Venezuelën.

“Nuk e përjashtoj, jo”, ka thënë ai në një intervistë të shkurtër me NBC News.

Të martën, Trumpi urdhëroi një “bllokadë” të anijeve të naftës të sanksionuara që hynin e dilnin nga Venezuela, duke rritur presionin mbi presidentin e vendit, Nicolas Maduro. SHBA-ja së fundmi sekuestroi edhe një cisternë nafte pranë Venezuelës.

Fushata e administratës Trump ka rezultuar në goditjen e 28 anijeve, duke vrarë mbi 100 persona.

“Nuk e diskutoj”, ka thënë Trumpi kur u pyet nëse e largon mundësinë që veprime të tilla të çojnë në luftë.

Por pas insistimesh të gazetarit, Trumpi konfirmoi se ka mundësi edhe se do të ketë sekuestrime të tjera.

Pasi pati fituar zgjedhjet, Trumpi pati thënë se nuk do të fillonte një luftë, por se do të ndalonte luftëra.

Administrata ka thënë se sulmet janë bërë ndaj anijeve që transportonin drogë dhe se Venezuela po

përdorë naftën si arsyetim për financimin e “terrorizmit dhe drogës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark