Insajderi
Lajme

Emërllahu i ka ditët e numëruara te Cluji, po shkon në Ukrainë

Insajderi
19 December 2025 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Emërllahu i ka ditët e numëruara te Cluji, po shkon në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më t’u hapur afati, mesfushori kosovar do të transferohet në Ukrainë.

Duke u bazuar në raportimin e “TaToTake” – Emërllahu do të transferohet te skuadra e, Polissya. 23-vjeçari pritet të transferohet në Premier Leaguen e Ukrainës për 2 milionë euro.

Për Emërllahun ishte interesuar edhe Metalist 1925, por Polissya ka ofruar më shumë të holla.

Emërllahu ishte transferuar te Cluji për 700 mijë euro nga skuadra e Ballkanit dhe në rast se ndodh ky transferim – ekipi kosovar do të përfitoj të holla nga përqindja e lojtarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark