Insajderi
Lajme

Aprovohet kërkesa e të pandehurit të akuzuar për krime lufte, çështja kthehet në rivendosje

Insajderi
19 December 2025 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aprovohet kërkesa e të pandehurit të akuzuar  për krime lufte, çështja kthehet në rivendosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit R.M., i akuzuar për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, si dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës. Çështja është kthyer në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë, ndërsa i pandehuri mbetet në paraburgim deri në nxjerrjen e një vendimi të ri.

Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që, gjatë rivendosjes së çështjes, të respektojë afatet e parapara me ligj, të japë sqarime dhe përgjigje të qarta për të gjitha pretendimet thelbësore, dhe më pas të marrë një vendim të ligjshëm dhe të drejtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark