Insajderi
Lajme

Arben Gega uron 26-vjetorin e PDK-së, thekson përvojën dhe rolin e saj në shtetndërtim

Insajderi
20 December 2025 - 11:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arben Gega uron 26-vjetorin e PDK-së, thekson përvojën dhe rolin e saj në shtetndërtim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Gega, ka shënuar 26-vjetorin e themelimit të partisë përmes një postimi publik, duke vënë në pah rrugëtimin, përvojën dhe përgjegjësinë e PDK-së ndaj shtetit.

Në mesazhin e tij, Gega theksoi se PDK ka dëshmuar në praktikë aftësinë për të udhëhequr proceset demokratike, për të forcuar shtetndërtimin dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

“26 vjet rrugëtim, përvojë dhe përgjegjësi për shtetin. PDK e ka provuar në praktikë se di të udhëheqë proceset demokratike, të forcojë shtetndërtimin dhe të krijojë zhvillim ekonomik”, th ai.

Ai uroi anëtarësinë dhe mbështetësit me rastin e përvjetorit, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit drejt objektivave të përbashkëta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark