Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fadil Aliu, ka zhvilluar takime me strukturat dhe mbështetësit e partisë në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.
Ai tha se atje kishte mobilizim dhe frymë pozitive. Sipas tij, pikërisht ky vullnet dhe kjo gatishmëri janë shpresa e vërtetë e vendit.
“Nga Obiliqi në Fushë Kosovë, e nga Fushë Kosova në Prishtinë, në Degën e dytë, e njëjta frymë, i njëjti mobilizim, e njëjta shpresë! Besimi e përkushtimi i secilit prej tyre që ndryshimin ta bëjnë realitet është vet shpresa e këtij vendi! Me këtë vullnet, gatishmëri e mbështetje vendi ynë, qytetarët tanë pas 28 dhjetorit do ta kenë qeverinë që e meritojnë”, ka shkruar ai.
Aliu tha se LDK-ja po hyn në këtë garë me një program të qartë.
“Me program të qartë, i cili trajton një nga një nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë e me një ekip profesionistësh, Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa e qytetarëve tanë”.