Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti se ka mashtruar dhe dëmtuar disa shtresa të shoqërisë gjatë mandatit të saj qeverisës.
Lekaj ka deklaruar se “Qeveria e Albin Kurtit nuk la shtresë të shoqërisë pa e mashtruar”, duke theksuar se politikat e ndjekura kanë ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Sipas tij, gjatë qeverisjes aktuale është shkatërruar ekonomia, është rritur kostoja e jetës dhe nuk ka pasur rritje të mjaftueshme të pagave, çka ka sjellë varfërim të mëtejmë të qytetarëve.
Ky është postimi i tij i plotë:
7 KATEGORITË QË I MASHTROI Albin Kurti!
Qeveria e Albin Kurtit nuk la shtresë të shoqërisë pa e mashtruar.
Përgjatë qeverisjes e shkatërroi ekonominë dhe i varfëroi qytetarët, duke rritur koston e jetës dhe duke lënë pas rritjen e pagave.
Çiftet e reja, gratë kryefamiljare, arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civilë janë 7 kategoritë që e pësuan më së shumti nga një qeveri që proklamonte shpresën.
Aleanca është krah zhvillimit ekonomik për Kosovën! Numri 129 është krah qytetarëve!