Insajderi
Zgjedhjet 2026

Korenica: Qytetarët e Rahovecit s’kanë rrymë, edhe pse po paguajmë çmime të shtrenjta për importin e energjisë elektrike

Insajderi
20 December 2025 - 23:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Korenica: Qytetarët e Rahovecit s’kanë rrymë, edhe pse po paguajmë çmime të shtrenjta për importin e energjisë elektrike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Visar Korenica, përmes një videoje ka deklaruar se sonte në Rahovec është ndërprerë energjia elektrike.

Ai është shprehur i ashpër lidhur me faktin se, pavarësisht pagesave të mëdha që Kosova bën për importin e energjisë elektrike, qytetarët detyrohen të qëndrojnë në errësirë.

“Edhe pse po paguajmë çmime shumë të shtrenjta për importin e energjisë elektrike, me kosto jashtëzakonisht të larta që vijnë nga marrëveshjet mes kompanisë së Vukhamoviqit dhe Martinit, ne përsëri detyrohemi të paguajmë shtrenjtë dhe të qëndrojmë në errësirë. Kjo duhet të marrë fund”, ka thënë Korenica.

Ai ka shtuar se Kosova ka resurse të mjaftueshme jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për eksportin e saj, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për sektorin energjetik dhe furnizim të sigurt për qytetarët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark