Insajderi
Show

“…moderatori ishte në konkurrencë me banorët”, Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin

Insajderi
21 December 2025 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“…moderatori ishte në konkurrencë me banorët”, Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmjen e së shtunës ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, duke rikthyer në ekran formatin më të ndjekur në vend.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, rolin e moderatorit e mban Ledion Liço.

Gjatë Prime-it të parë, një deklaratë e tij nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe u interpretua gjerësisht si një thumbim ndaj ish-prezantueses së formatit, Arbana Osmani.

Teksa fliste për rrjedhën e lojës dhe rolin e moderatorit, Ledioni u shpreh se ka pasur “një edicion tjetër ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”.

Kjo fjali u komentua menjëherë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e panë si një referencë të drejtpërdrejtë ndaj sezoneve të mëparshme të BBVA-së, të moderuara nga Arbana Osmani.

Megjithatë, Liço nuk e përmendi asnjë emër konkret, duke lënë gjithçka në nivelin e një deklarate të nënkuptuar.

Pavarësisht kësaj, momenti u kthye në një nga temat më të diskutuara të nisjes së sezonit të ri, duke ndezur debate mes fansave të formatit. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark