Insajderi
Lajme

Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, nisin hetimet

Insajderi
21 December 2025 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, nisin hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik nga Qendra Integruese Rehabilituese e Shtimes ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes së saj shëndetësore.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se pacientja është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, ku ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

“Shtime / 20.12.2025 – 08:36. Nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronik psikiatrik është raportuar një paciente f/k i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKMF Shtime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, njofton PK


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark